Ky është parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme

Ky është parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme

Gjatë fillimit të javës në vijim pritet të mbahet mot i ndryshueshëm, me vranësira, diell, kohë pas kohe me shi.

Temperaturat do të jenë në rënie, sipas Prishtina Weather.

Kështu do jetë moti për pesë ditët në vijim:

22.12.2019 – Cikloni që ka depërtuar mbi rajon, ditëve të para të javës do të mbetet prezent mbi rajon, ku do të diktoj mot të ndryshueshëm, kohëpaskohe me reshje shiu. Ndërkohë, nga veriu i kontinentit do të shtrihen masa të ftohta ajrore që sjellin rënie të temperaturave, e nga mesi i javës mund të kushtëzojnë reshje të përziera shiu dhe bore edhe në vise të ulëta.

Nën kushtet meteorologjike, me erëra të mjaftueshme, vlerat e cilësisë së ajrit do të mbesin në të mira dhe mesatare, por nga dita e martë, kohëpaskohe mund të kalojnë edhe në të pashëndetshme.

23.12 – Kryesisht vranët, kohëpaskohe me reshje të dobëta shiu. Në vise malore mbi 1200m reshje bore.

24.12 – Vranësira, erë, ditën edhe intervale me diell. Në mbrëmje priten kthjellime.

25.12-26.12 – Të mërkurën kryesisht me vranësira, në mëngjes vende-vende reshje të dobëta shiu dhe bore. Ditën e enjte, vranësira dhe intervale me diell. Në mëngjes vende-vende reshje të dobëta shiu dhe bore.

27.12 – Paradite kryesisht kthjellët. Ditën dhe në mbrëmje vranësirat do të shtohen.

Temperaturat minimale do të zbresin nga +6C në -1C, e maksimalet do të luhaten nga 5C deri në 8C.

Do të fryjë erë mesatare dhe e fuqishme nga veriperëndimi 5-13m/s.

Shtypja atmosferike të hënën do të mbetet thellë nën vlera normale, e më pas gradualisht do të rritet mbi këto vlera.