Ky është personi i cili sot kërcënoi presidentin Thaçi me vënien e flakës

Ky është personi i cili sot kërcënoi presidentin Thaçi me vënien e flakës

Një person sot ka kërcënuar përmes një postimi në Facebook, presidentin e vendit Hashim Thaçin.

Bëhet fjalë për Arsim Gashin, i cili përmes një komenti ka bërë thirrje që t’i vihet flaka Presidencës bashkë me presidentin brenda në të, shkruan Insajderi.

Për këtë kërcënim Prokuroria Themelore në Prishtinë ka nisur hetimet ndaj tij.

“Prokuroria Themelore në Prishtinë, njofton opinionin se pas marrjes së informatave se personi me inicialet A.G. ka kërcënuar presidentin e Republikës së Kosovës, H.Th, përmes rrjetit social “Facebook”, ka autorizuar Policinë e Kosovës, për grumbullimin e informatave lidhur me këtë rast”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Personi me emrin Asim Gashi, i cili në llogarinë e tij në Facebook ka fotografinë e liderit të VV-së, Albin Kurti ka bërë thirrje që t’i vihet flaka Presidencës bashkë me presidentin brenda në të.

“Ditën e parë të Qeverisë së re, presidenca duhet të vëhet në flakë me presidentin brenda. Populli në sulm”, ka shkruar personi me emrin Arsim Gashi.

Ditëve të fundit kemi parë dhe dëgjuar shumë polarizime rreth idesë së krijimit të qeverisë së re.