Ky është personi që e vodhi veturën në qendër të Prishtinës dhe u largua drejt Serbisë

Ky është personi që e vodhi veturën në qendër të Prishtinës dhe u largua drejt Serbisë

Një “Rent-a-car” në Prishtinë është bërë viktimë e një mashtrimi, ku dyshohet se asaj  i është vjedhur një veturë e tipit ‘Audi A4’.

Agron Haxhilari nga “Turbo”, ka dërguar disa fotografi në Redaksinë e Insajderit ku shihet momenti, kur personi ka vizituar lokalin për ta marrë veturën.

Ka thënë se personi ka prezantuar dokumentacione të falsifikuara me emrin Adrian Osmani dhe e ka vjedhur veturë

Ai për Insajderin ka thënë se pasi që personi ka marrë veturën është larguar nga Kosova në drejtim të Serbisë.

Ai po ashtu sqaron se personi nuk dinte të fliste gjuhen shqipe. Teksa tek kompania ishte prezantuar se është duke i rregulluar dhembët dhe prandaj nuk po mundet të flas.

“Gjatë ditës së sotme një person me dokumente të falsifikuara ka ardhur tek lokali jonë dhe ka marrë ‘renta car’ veturën e tipit Audi A4. Po ashtu ai ka lënë një dokument identifikimi  e që ka qenë i falsifikuar”

“Unë e kam lajmëruar rastin në Policinë e Kosovës, por përmes GPS e kam vërejtër që ai ka dal jashtë Kosovës”, ka thënë pronari.