Ky është personi që e vrau hajnin mbrëmë në Prishtinë

Rreth orës 21:00 të natës së mbrëmshme, hajnat ia mësynë shtëpisë së Ridvan Beqirit.

Por ai i kishte vërejtur ata dhe gjatë një përleshje, e kishte të lënë të vrarë njërin prej tyre, shkruan Insajderi.

Ai banon në Veternik, dhe gjatë kohës që hajnat tentuan t’i hyjnë në shtëpi, ai ishte me gruan dhe fëmijët.

Policia ka bërë të ditur se edhe tre persona tjerë janë në arrati, kurse Ridvan Beqiri nuk është arrestuar pasi sipas Prokurorisë ai ishte vetmbrojtur.

Ndryshe Beqiri është pronar i një kompanie të barnave në Prishtinë.

Më poshtë mund të shihni disa fotografi: