fbpx

Ky është personi që prezantohej rrejshëm si agjent i AKI-së

Ky është personi që prezantohej rrejshëm si agjent i AKI-së

26-vjeçari nga Prishtina, Edmond Jetullahu dyshohet se tetë vjet më parë përpiloi një dokument të falsifikuar, me të cilin u vetë punësua në Agjencinë Kosovare të Inteligjencës (AKI). Përmes falsifikimit të dokumentit për vite me radhë, Jetullahu dyshohet të ketë siguruar qasje në dokumente topsekrete të institucioneve shtetërore.

Jetullahu, i cili u arrestua të martën nga Policia e Kosovës, dyshohet për kryerjen e veprave penale të Spiunazhit, Prezantimit të Rremë dhe Falsifikimit të Dokumenteve.

Lidhur me këto dyshime që rëndojnë mbi 26-vjeçarin nga Prishtina, Prokuroria Themelore e Prishtinës ka nisur zyrtarisht hetimet të mërkurën.

Siç theksohet në aktvendimin e Prokurorisë Themelore të Prishtinës për nisjen e hetimeve ndaj tij, Jetullahu me profesion ishte montazher dhe kameraman.