Ky është personi që vrau bashkëshorten, renë dhe vetën në Prishtinë

60-vjecari Hasan Krasniqi në Prishtinë po dyshohet se ka kryer vrasjen e bashkëshortes së tij, rejës dhe në fund ka bërë edhe vetëvrasje. Arsyet mbeten ende të pasqaruar për ngjarjen tronditëse, por sipas Prokurorisë në Prishtinë, Krasniqi kishte pasur probleme psikike.

Publikohen emrat e viktimave nga vrasja e trefishtë në Prishtinë

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Prishtinës, Imer Beka ka thënë se, “Vjehrri e ka vra gruan e vet edhe renë e vet edhe ka bërë vetëvrasje, këto janë informacionet e para, momentalisht nuk kemi asnjë informacion më shumë, prokurori është duke shkuar në vend të ngjarjes”, ka thënë Beka për Insajderin.

Ndërsa Policia e Kosovës po ashtu e ka konfirmuar se vrasja e trefishtë ka ndodhur sot rreth orës 13:20, mirëpo ende nuk dihen motivet e kësaj ngjarje.

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka thënë për Insajderin se “Nga informacionet e para në vendin e ngjarjes dyshohet se nga arma e zjarrit janë vrarë tre persona.   Vdekjen e viktimave e ka konstatuar ekipi mjekësor  ne vendngjarje. Aktualisht njësitet policore janë duke punuar ne sqarimin e të gjitha rrethanave që kanë të bëjnë me rastin”.

Publikohen emrat e viktimave nga vrasja e trefishtë në Prishtinë

Ahmeti ka treguar se ngjarja ka ndodhur sot “rreth orës 13:20, policia  ka marrë informacionin për një vdekje te dyshimte ne rrugën “Bill Klinton” në Prishtinë. Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet  e nevojshme policore”, ka thënë Ahmeti. /Insajderi.com