Ky është problemi shëndetësor që iu shfaq presidentit Thaçi

Ky është problemi shëndetësor që iu shfaq presidentit Thaçi

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi sot pas disa problemeve shëndetësore ka shkuar në QKUK.

Ai ka pasur shqetësime të shfaqura nga gurët në veshkë, dhe pas kontrollit në emergjencë të QKUK-së, ai është shtrirë në Klinikën e Urologjisë, shkruan Gazeta Insajderi.

“Presidenti i Republikës së Kosovës shpreh mirënjohje për kujdesin e treguar nga i tërë personeli shëndetësor i Qendrës Klinike Universitare të Kosovës”, thuhet në komunikatën e dërguar nga presidenca.

“Gjendja shëndetësore e Presidentit të Republikës së Kosovës është stabile dhe Zyra e Presidentit të Republikës së Kosovës do t’iu mbajë të informuar lidhur me trajtimin që është duke marrë presidenti Thaçi”, përfundon komunikata./ Insajderi.com

E konfirmon presidenca: Thaçi po trajtohet në QKUK