Vjen reagimi i NATO-s pas humbjes së Zarife Hasanajt
Insajderi
Në faqen zyrtare të NATO-s në “Instagram”, ka patur shprehje solidariteti me të afërmit dhe kolegët e ushtarakes shqiptare Zarife Hasanaj, e cila mbeti e vrarë në Letoni.
Në faqen e organizatës ndërkombëtare ushtarake thuhet se rënia e saj sjell keqardhje në mesin e të gjithëve.
“Jemi të gjithë thellësisht të prekur nga humbja e Hasanaj dhe në këto kohë të vështira i shprehim ngushëllimet tona familjes, miqve, kolegëve dhe të gjithë të afërmve të saj. Ne qëndrojmë në solidaritet me aleatët shqiptarë dhe miqtë tanë ndërsa vuajmë humbjen dhe plagosjen e kolegëve tanë.” – thuhet në reagimin e NATO-s në Instagram.
Zarife Hasanaj kishte humbur jetën në Letoni si pasojë e shpërthimit të një mine.