Ky është rezultati i shqiptarëve në zgjedhjet në Serbi

Ky është rezultati i shqiptarëve në zgjedhjet në Serbi

Sipas rezultateve nga numërimi i më shumë se i dy të tretës së votave të zgjedhjeve parlamentare, Koalicioni i Shqiptarëve të Luginës ka marrë 0.3 për qind, ndërsa Alternativa Demokratike Shqiptare ka marrë 0.1 për qind. Shumicën e votave i ka marrë partia e Vuçiqit.

Sipas rezultateve të cilat i transmeton Danas, nga partitë e pakicave të tjera në Serbi, Aleanca e Hungarezëve të Vojvodinës ka marrë 1,6 për qind; Partia e Drejtësisë dhe Pajtimit – një për qind; “Së bashku për Vojvodinën” 0,7 për qind; SDA Sanxhaku 0,5

Në Serbi, më 3 prill është votuar për zgjedhjet e parakohshme parlamentare, zgjedhjet e rregullta presidenciale dhe zgjedhjet lokale në 14 qytete, përfshirë Beogradin.

Sipas të dhënave të Qendrës për Zgjedhje të Lira dhe Demokraci (CeSID), janë numëruar 77,1 për qind e votave në Serbi. Partia Progresive Serbe, që e udhëheq presidenti serb Aleksandër Vuçiq, ka fituar 43.1 për qind, ndërsa pas tyre është Lista e Serbisë të Bashkuar për Fitore, me 13,2 për qind./Insajderi.com