Ky është rrëfimi i Vasfije Krasniqit Goodman para Kongresit Amerikan për dhunen e përjetuar nga serbët

Ky është rrëfimi i Vasfije Krasniqit Goodman para Kongresit Amerikan për dhunen e përjetuar nga serbët

Vasfije Krasniqi Goodman ka rrëfyer para Kogresit Amerikan për dhunën që ka përjetuar nga dy burra serbë kur ishte 16-vjeçare në luftën e fundit në Kosovë gjatë viteve 1998-1999.

Krasniqi Goodman filloi rrëfimin e saj duke treguar kur një policë serb kishte hyrë në shtëpinë për ta kërkuara babain e saj dhe vëllezërit mirëpo që ata nuk kishin qenë aty.

Vasfija vazhdon rrëfimin e saj duke ju dridhur duart se ajo, nëna dhe motrat e saj u kërcënuan me vdekje nëse do të lëvizin nga vendi, shkruan Gazeta Insajderi.

“Me 14 prill 1994, një serb u fut në shtëpinë time duke kërkuar babin dhe vëllezërit që nuk ishin aty Unë isha me nënën dhe …, polici na tha ti tregonin ID.  Ata na kërcënuan të mos lëviznin ose do na vrisnin. Polici serb më morri nga krahët e nënës, më qoi tek fshati serb fqinjë dhe më futi në një shtëpi të zbrazët, fillova të bërtas, atëherë më futi  në një makinë dhe filloi të më përdhunojë pa ndalur”, ka rrëfyer Krasniqi – Goodman.

Klikoni këtu për t’a parë videon:

Vasfija vazhdon rrëfimin duke thënë se i kujtohet cdo gjë.

“Isha e lodhur dhe humba vetëdijen. Kur u qova qaja pa pushim po e lusja të më mbyste. Ai  më tha jo, do të vuash më shumë kështu, dhe kishte të drejtë. Më kujtohet se ai kishte një fashe në dore dhe po thoshte se UCK e kishte qëlluar, dhe ai po hakmerrej tek unë”, ka thënë Krasniqi Goodman.

Ajo ka treguar sesi ishte sulmuar nga policia serbe dhe kishte mbetur vetëm në makinë.

“Pasi më sulmoi ai më la aty në makinë vetëm, e dija se fshati ishte i mbushur me serb dhe kisha frike te lëvizja. Ai me shtyri jashtë makinës, dhe më kujtohet se ishte  një burrë i vjetër dhe më përdhunoi. Pas disa orësh më nxorri nga shtëpia e papërfunduar. Ata më thonë të mos tregoj se qfarë ka ndodhur”, ka treguar Krasniqi Godman.

Klikoni këtu për t’a parë videon:

Në fund Vasfija Krasniqi – Goodman ka thënë se janë bërë 20 vit dhe dhunuesit e saj ende nuk janë dënuar thotë se nuk ka një paqe me të kaluarën.

“20 vite kanë kaluar dhe torturuesit e mi nuk po dënohen për krimet qe kane bere  Edhe pse sot kaloj një jetë të mirë në Texas, si nënë krenare e dy vajzave unë prapë  nuk do të kem një paqe me te kaluarën time”, ka përfunduar fjalimin e saj Vasfije Krasniqi Godman. /Insajderi.com