Ky është vendimi i KQZ për votave e diasporës – pas aktgjykimit të Supremes

Ky është vendimi i KQZ për votave e diasporës – pas aktgjykimit të Supremes

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vendosur që t’i numërojë votat e diasporës të cilat kanë arritur me vonesë në Kosovë.

Valdete Daka, kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve ka bërë me dije se janë të obliguar t’i numërojnë këto vota.

“Në bazë të aktgjykimit të Gjykatës Supreme ne jemi obliguar që ti numërojmë fletëvotimet e votuesve jashtë Kosovës”, ka deklaruar kryetarja e KQZ-së.

Daka tha se nuk ka çka të komentohet më shumë rreth këtij aktgjykimi.

“Na pëlqeu, s’na pëlqeu aktgjykimi tashmë është në duart tona dhe ne kemi detyrim ligjorë që ta zbatojmë ashtu siç është”, ka thënë Daka.

Në bazë të këtij vendimi, KQZ do të numërojë 4 mijë e 639 fletëvotime të votuesve jashtë Kosovës.

Gjatë diskutimit brenda Komisionit, Ilir Gashi nga PDK-ja ka deklaruar se është krijuar një precedent dhe është shkelur Ligji për zgjedhjet.

Sipas tij është shqetësuese për të se çka do të bëjë KQZ-ja me 1750 pakot e ardhura më 17 tetor duke theksuar se ndoshta ka ende pako që po vijnë.

Njësoj sikurse Gashi mendon edhe përfaqësuesi i LDK-së në KQZ, Sami Hamiti i LDK-së, i cili tha se procesi është bastarduar me këto pako, duke e përmendur edhe rastin e pakove nga Serbia.

Teksa, Adnan Rrustemi i VV-së, tha se aktgjykimi flet për principin e papranueshmërisë së pakove të votimit.

Ai ka pranuar se është ndryshuar Ligji për KQZ-në./Insajderi.com