PZAP refuzon numërimin e votave me vonesë nga diaspora

PZAP refuzon numërimin e votave me vonesë nga diaspora

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ka vendosur të refuzoi ankesën e Lëvizjes Vetëvendosje për numërim të fletëvotimeve të diasporës që kanë arritur pas afatit të paraparë.

Kështu ka bërë të ditur kryesuesi i Sekretariatit në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, Mul Desku.

Lëvizja Vetëvendosje ka paraqitur ankesën e saj në Gjykatën Supreme përmes të cilës kanë kërkuar numërim të 4 mijë e 639 votave të diasporës, kërkesë të cilën Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa e kishte hedhur poshtë, ndërsa ditë më parë Supremja ia ktheu prapa këtë vendim Panelit.

Lëvizja Vetëvendosje në rast se ka ndonjë pakënaqësi me vendimin, ka kohë 24 orë për ankesë.

Ky është vendimi i plotë: