fbpx

Zëvendëskryeprokurori interviston të ftuarit nga Prokuroria e Gjykatës Speciale

Zëvendëskryeprokurori interviston të ftuarit nga Prokuroria e Gjykatës Speciale

Zëvendëskryeprokurori i Gjykatës Speciale, Kwai Hong Ip është duke marrë në pyetje dy prej të ftuarve për intervistë nga Prokuroria e Gjykatës Speciale.

Insajderi merr vesh se para pak çastesh Kwai Hong Ip ka marrë në pyetje Sokol Dobruna, ish-kryetarin e Gjykatës Ushtarake të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Po ashtu zëvendëskryeprokurori, sipas asaj që merr vesh Insajderi ka intervistuar edhe ish-pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Safet Sylën.

Syla, në një bisedë telefonike me Insajderin, kishte thënë se është ftuar të martën nga Gjykata Speciale për t’u intervistuar në cilësinë e dëshmitarit.

“Gjatë ditës së djeshme edhe sot më kanë ftuar nga Gjykata Speciale për t’u intervistuar në cilësinë e dëshmitarit hetues, ndërsa sot [e marte] intervistimin e kam në orën 09:00”, kishte thënë Syla për Gazetën Online Insajderi.

Kujtojmë që Kwai Hong Ip është pjesë e Prokurorisë Speciale që nga viti 2012. Edhe më herët kishte qenë zëvendëskryeprokuror, ndërsa deri tek emërimi i Jack Smithit si kryeprokuror ai kishte qenë ushtrues detyre.

Deri më tani shtatë persona kanë konfirmuar se janë ftuar nga Prokuroria e Gjykatës Speciale për t’u intervistuar, ndërsa të tjerët nuk dihet se në çfarë cilësie janë ftuar.

Gjykata Speciale deri më tani ka ftuar për intervistë; Rrustem Mustafën të njohur si Remi, Sami Lustakun, Safet Sylën, Sokol Dobrunën, Nazif Mehmeti, Remzi Shalën i cili gjendët në arrati./Insajderi.com