
Pas marrjes së raportit nga Instituti Mjekësor në Zvicër për rastin e Astrit Deharit, Në emisionin Frontal, ka folur shoku i tij, njëherësh edhe aktivist i Vetëvendosjes, Atdhe Arifi, shkruan Insajderi.
Mes emocionesh, Arifi, ka shpalosur takimin dhe bisedën e fundit me shokun e tij Astritin.
Ai ka thënë që kanë qenë në furgonët e Policisë së Kosovës, në fund të shtatorit të 2016-së, kur ata ishin duke u bartur për në burgje që ta vuanin dënimin.
“Dita e fundit ka qenë në fund të shtatorit të vitit 2016. Më ka pyt ku po të qojnë ty, i kam thënë në Pejë ndërsa e kam pyetur edhe unë, e ty ku po të qojnë Astrit? Ai tha në Prizren. Dhe ky ishte komunikimi i fundit që e pata me të”, ka treguar Arifi.
Ai po ashtu ka treguar edhe kur e ka marr lajmin për vdekjen e tij.
“Kurrë më keq s’jam ni. Gjithmonë kam thënë pse nuk kam qenë në vendin e tij”, ka pohuar ai./Insajderi.com