Kremtimi i 21 vjetorit të çlirimit të Kosovës, kryeministri Hoti viziton varrin e presidentit, Ibrahim Rugova, Memorialin e iushtarëve të rënë të NATO-s dhe ka bërë homazhe te shtatorja e heroit Zahir Pajaziti.
Sot Kosova shënon ditën e çlirimit, një fazë e rë ne historinë e Kosovës që solli pas 9 viteve pavarësinë e vendit.
Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti sot ka një sërë aktivitetesh për nder të kësaj date.
Ai fillimisht vizitoi varrin e presidentit, Ibrahim Rugova dhe Memorialin e ushtarëve të rënë të NATO-s.
Poashtu kryeministri Avdullah Hoti ka bërë homazhe te shtatorja e heroit Zahir Pajaziti.
““Sot së bashku me kabinetin qeveritar bëmë nderime në këto tri vende simbolike të luftës dhe rezistencës së popullit të Kosovës për liri dhe Pavarësi”, ka thënë Hoti.
Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti e ka vlerësuar këtë ditë si shumë të veçantë. /Insajderi/