LAA: Nuk do të lejojmë që shoqëria kosovare të sulmoj zyrtarët e shtetit

LAA: Nuk do të lejojmë që shoqëria kosovare të sulmoj zyrtarët e shtetit

Avdullah Hoti i LDK-së, në emër të koalicionit LDK-AKR-Alternativa ka dënuar sulmin ndaj Vitore Stavilecit, bashkëshortes së ministrit Blerand Stavileci.

Ai ka thënë se nuk do lejohet që shoqëria kosovare të shndërrohet në një vend ku plaçkiten bankat, sulmohen zyrtarët e shtetit dhe familjet e tyre, e ku digjet prona publike.

“Ne emër te Grupit Parlamentar LAA, shpreh keqardhjen e thelle për rastin e sulmit ndaj znj. Vitore Stavileci, bashkëshortes se Ministrit Stavileci. Ftoj organet e rendit qe me urgjence te trajtojnë ketë rast dhe kryesit e sulmit te vihen para drejtësisë. Vetëm kështu qartësohen dhe mbyllen akuzat e ndërsjella politike qe po bëhen duke e përdorur ketë rast te sulmit ne familje te një ministri”, ka thënë Hoti.

Hoti ka kërkuar nga secili grupim politik që ta dënojë rastin dhe të distancohet nga veprime të tilla duke shtuar se ky nuk është rasti i vetëm që janë sulmuar familjaret e zyrtareve të shtetit.

“Ky nuk është rasti i vetëm që janë sulmuar familjaret e zyrtareve te shtetit. Nuk dua te interferoj asgjë për te akuzuar një krah politik, por nuk do te lejojmë qe shoqëria kosovare te shndërrohet ne vend ku sulmohen zyrtaret me te larte te shtetit dhe familjaret e tyre, plaçkiten bankat, sulmohen gazetaret qe flasin lirshëm dhe pa diktat, sulmohen institucionet me te larta te shtetit, sulmohet policia e shtetit e digjet prona publike. Pres qe secili grupim politik pa përjashtim te dënojmë ketë rast dhe te disancohet nga veprime te tilla”, ka shtuar ai./Insajderi.com