LAA thotë se do të marrë pjesë në takimin konsultativ me PAN-in

LAA thotë se do të marrë pjesë në takimin konsultativ me PAN-in

Shefi i Grupit Parlamentar të koalicionit LAA, Avdullah Hoti, ka thënë se do të marrin pjesë në takimin konsultativ mes partive politike, ku do të jetë edhe PAN-i.

Ai ka thënë se LAA është i gatshëm të marrë pjesë në të gjitha takimet konsultative dhe seancat e rregullta që do të thirren nga kryesuesi i seancës, vetëm që të mos bllokohet krijimi i institucioneve.

Gjithashtu, Hoti ka bërë të ditur se ditëve të vazhdim do ta ftojnë tryezën me partitë politike dhe ekspertë, për të nxjerrë argumentet për tejkalimin e situatës politike, dhe të cilat do t’i drejtohen Gjykatës Kushtetuese për ta qartësuar gjendjen.

Hoti në prani edhe të Mimoza Kusari-Lilës nga Alternativa dhe Korab Sejdiu nga AKR-ja, ka thënë se ata janë bashkë për të treguar se ata janë të vendosur për tejkalimin e bllokadës politike./Insajderi.com