Labi i shpërndan 300 pako ushqimore për nevojtarët në këtë komunë

Labi i shpërndan 300 pako ushqimore për nevojtarët në këtë komunë

Këngëtari Labinot Tahiri ka vazhduar me një aksion humanitar në qytetin e Kaçanikut, në kohën kur i gjithë vendi po përballet me pandeminë globale Covid-19.

Ai për këtë qytet ka sjellur 300 pako me ushqime të cilat janë grumbulluar nga fondi i tij “Labinot Tahiri”, dhe duke thënë se do të vazhdoj edhe tutje këtë aksion edhe në qytetin e Hanit të Elezit.

Tahiri, ka ftuar që të gjithë të bashkohen në këtë nismë të tij dhe në çdo aksion tjetër humanitar.