Ish-deputeti dhe këngëtari, Labinot Tahiri ka mbrojtur liderin e VV-së, Albin Kurtin nga pretendimet se tubimi i VV-së e ka përhapur virusin.
Ish-deputeti dhe këngëtari, Labinot Tahiri e ka mbrojtur tubimin e organizuar nga Lëvizja Vetëvendosje të 12 Qershor pasi Tahiri thotë se pretendimet se nga ajo protestë ka pasur rritje të rasteve me COVID-19 nuk qëndron.
Këngëtari ka organizuar ditë më parë një protestë bashkë më estradën dhe pronarët e restorantëve ku kërkuan lejimin për mbajtjen e ahengjeve familjare me justifikim se dëmet financiare nga ndalja e kësaj veprimtarie do të jenë të mëdha.
“Për virus besoj kur te me kap dhe mua dhe në rastë se organizon protesta VV-ja do të dal aty me ta dhe të shofim çfarë lloj Virusi kemi në Kosovë”, ka shkruar ndër tjerash Labinot Tahiri.
Tahiri gjatë protestës së organizuar tha se “virusi nuk ekziston”, kjo fjalë ka gjetur kundërshtim të madh tek mjekët të cilët e akuzuan Labinot Tahirin për pamaturi në deklarata pasi sipas tyre stafi shëndetësor po përballet çdo ditë në lufte me COVID-19. /Insajderi/
Postimi i plotë I Labit:
Më besoni, është e padrejtë tê thuani se nga Protesta e VV-së kanë dalur këto raste me Covid 19!!
As pak e besueshme sepse covid 19 ishte qe 3 muaj dhe nuk kishte protesta të VV-së.
E dyta, po i shoh disa analista të mjekesise duke më ofenduar por ju them që më se paku unë dhe organizimet e mia leshojnë viruse thuajse fare, sepse çdo rast që marr në dor edhe kur shteti nuk guxon te garanton për shërimin e tyre ne ja dalim.
Mosni mosni kështu mos i bani edhe ata që e duan vendin e qyttarët e femijët e huaj te dalin jasht vendit se pak na vyen me na deshpru.
Për virus besoj kur te me kap dhe mua dhe në rastë se organizon protesta VV-ja do të dal aty me ta dhe të shofim çfarë lloj Virusi kemi në Kosovë.
Fare mos i leshoni dasmat se ju çdo gjë e beni politike dhe çdo gjë mundoheni ta shuani por nuk e keni mundesinë.
Të gjallë jemi.🤝🌹🤝
Labinot Tahiri-Ferizaj Kosovë e Shqipërisë.