Labi shpërthen me akuza ndaj AKR-së: Unë nuk jam Albena Reshitaj

Labi shpërthen me akuza ndaj AKR-së: Unë nuk jam Albena Reshitaj

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Labinot Tahiri ka reaguar ndaj ministrit të Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi lidhur me dorëheqjen e deputetit nga partia e AKR-së.

Tahiri e ka kritikuar Matoshin dhe zyrtarë të tjerë të kësaj partie, përveç kryetarit të AKR-së, Behgjet Pacolli, për siç ka thënë ai, punën kundër tij.

Labi ka deklaruar se e ka shpjeguar punën e dorëheqjes nga kjo parti dhe se “për këtë është i njoftuar edhe ish sekretari që e shpartalluat Vesel Makolli, edhe këtë me pa të drejtë!”.  “Ju vetëm njerëzit punëtorë e të drejtë mundoheni mi diskriminua, por jo mua kurrë”, u ka thënë ai zyrtarëve të AKR-së.

“Fatmir, derisa keni zhvilluar me dashakeqësi zgjedhjet e brendshme partiake, poashtu skenarët në degën me të fuqishme të AKR-së që ishte në Ferizaj, kjo pune ka marrë fund. Shkaqet dhe shumë gjëra të tjera i dini vet ju me shokët tuaj, që mos t’i ceku rend me rend në opinion”, ka shkruar ai.

“- Ju keni vetëm një votë dhe nuk më ke mua deputet të subjektit tuaj, madje unë nuk jam Albena Reshitaj me më nxjerrë në humnerë me pa të drejtë, ashtu siç i ka ndodhur asaj dhe siç ia keni bërë të padrejtën me ata servilat në kabinetet tuaja!”

“- Nuk e determinoni ju Qeverinë Haradinaj pa votën time, besoj e mbani mend se vota ime ka qenë vendimtare në formimin e qeverisë sonë para dy viteve dhe ate e jap unë kur te dua dhe jo ti apo teket e juaja. Shiko punët tuaja në ministri, se ka zëra që flitet për keqpërdorime dhe puno në ruajtjen e shëndetit të qytetarëve, mbrojtjen e ambientit e mjedisit për çka merr pagë, sepse unë kam mandat nga vota e sovranit dhe vetëm atij i përgjigjem për veprat e mija. Ju tanimë i jepni vetëm një votë kësaj qeverie, e jo dy siç thua në intervista z.Matoshi”, ka shkruar Tahiri.