Labinot Tahiri bën thirrje për protestë

Labinot Tahiri bën thirrje për protestë

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Labinot Tahiri, ka kërkuar nga qytetarët që t’i bashkohen protestës që do të organizohet për mospërmbushjen e një premtimi nga ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, për shtrimin e rrugës në fshatin Terrën të Ferizajt.

Deputeti Tahiri ia ka kujtuar ministrit Lekaj premtimin që e kishte bërë më herët për kryerjen e kësaj rruge, por e cila deri më tani nuk ka lëvizur asgjë në këtë drejtim.

Madje, Tahiri kohë më parë ishte në këtë fshat pikërisht me ministrin Lekaj, prej ku ky i fundit e kishte dhënë premtimin që kjo të përfundojë sa më parë që është e mundut.

Postimi i plotë i deputetit Tahiri:

FSHATI TËRRËN -FERIZAJ.

Zotimet e Minsitrit Pal Lekaj! Shikone me poshte shkrimin e premtur.

Të dashur Banorë të fshatit Tërrën të Ferizajt, sot, ora 12:00, do të jem te ju pēr të biseduar nga afër për premtimet e Ministrit Pal Lekaj.

Mua nuk më intereson se a’i merr meritat Labi a po kush i merr, e rendesishme është që të perfundojē kjo rrugë, e cila ka mbetur, qysh nga koha e ish Jugosllavise. Ka mbetur në gjendje të mjerueshme, ku as Autobuesi më nuk futet andej, përshkak të rruges se keqe! Nxënësit nuk kanë se si te shkojnë ne shkolla, dhe as banoreët nese nuk kanë makina private.!

Qe nga pas lufta u premtua që do të shtrohet, dhe asgje askush nuk ka nderrmarë.

Unë si Deputet dhe qytetarë i thjeshtë, do të ju përkrah deri diten kur të shtrohët kjo rrugë. Për këtë rrugë është i njoftuar edhe Kryeministri i Kosovës.

Gjërat kanë me shku deri në fund, nuk ka me ba hajgare me ndjenja të popullates e të fshatarëve të cilet kanë vështerësi tej mase.

Unë ju sygjeroj të ngriteni në këmbë ditën që do e lëm protesten e organizuar sebashku me mua. Ju kerkoj i madh e i vogël me dal në rrugë ju lutem sinqerisht sepse mua sme interesojn kush merr tendera apo kush ka me e shtru këtë rrugë, mu me intereson Premtimi dhe mundesia që ne i’a krijojmë qytetarëve.

Sinqerisht, Labi

Shpërndajeni.

Ta kryej edhe qet mandat e tani jetoni qytetarë qysh keni jetuar me premtieee te rrejshme.