Ish-deputeti i pavarur i Kuvendit të Kosovës, Labinot Tahiri, e ka konfirmuar edhe zyrtarisht aderminin e tij në partinë e Ramush Haradinajt.
Labi, nëpërmjet një statusi në ‘Facebook’, ka shkruar se rrugtimin tim politik do ta vazhdojë në AAK, afër njeriut shumë të respektuar, Ramush Haradinaj.
“Dua ta ndajë me ju një vendim që kam marrë për të ardhmen time dhe qytetarêt e mi! Kam vendosur që rrugëtim tim politik ta vazhdojë në AAK-në afêr njeriut shumë të respektuar, Gjeneralit Ramush Haradinaj”, ka shkruar Tahiri.
Tutje, Tahiri ka shkruar se kurr nuk do të bëhet si politikanet e tjerë që nuk mbajnë premtimet dhe që nuk kanë shpirt human për të ndihmuar njerëzit në nevojë.
“Ju garantojë se do të mbetem tërë jetën e njejti: Labi që nuk i ndalon kurrë aktivitetet humanitare dhe që mbanë premtimet e dhëna në fushatë zgjedhore!
Nuk do të bëhem kurrë si politikanet e tjerë: Sikur ata që nuk mbajnë premtimet dhe që nuk kanë shpirt human për të ndihmuar njerëzit në nevojë”, ka thënë ai.
Në fund, Tahiri ka shkruar se Ramush Haradinaj si në opozitë apo pozitë, nga dita e enjte, afër teje do të jetë një djalë i fjalës.
“Gjeneral, Kryeministër, z Ramush Haradinaj, si në opozitë apo pozitë, nga dita e enjte, afër teje do të jetë një djalë i fjalës me shumë të tjerë, djem, vajza. Do të rrugëtojmë së bashku drejt fitoreve të reja”, ka përfunduar Tahiri.