Labinot Tahiri ndan para për Notre Dame

Labinot Tahiri ndan para për Notre Dame

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Labinot Tahiri, ka vendosur që ta ndihmojë Francën, shkruan Insajderi.

Ai në përkujtim të familjeve që i strehoi Franca gjatë luftës në Kosovë, 20 vite pas ka vendosur t’i falënderohet këtij shteti. Deputeti i Kuvendit të Kosovës ka dhuruar 1 mijë euro për restaurimin e Katedrales Notre Dame e cila u përfshi nga flakët ditë më parë.

Nëpërmjet një shkrimi në Facebook, Tahiri ka arsyetuar ndarjen e parave derisa ka ftuar qytetarët që të mos harrojnë të kaluarën dhe ndihmën që kanë marrë në ditët e tyre më të vështira.

“Për Notre Dame nga paga ime!
Edhe pse nuk jam me financa ashtu siq kam qenë, duke kujtuar se nuk punojë jashtë Kosovës, derisa dorëzova pasaportat e mia!
Prap, jam i gatshëm sado pak të jap nga vetja ime, si një djalë i një nane dhe djalë i babasë, kur ata ishin në gjendje të rëndë sebashku me vajzën Anduenen dhe djalin Milotin gjatë luftës! Duke mos harruarë kurrë, Franca e dashur, dhe qyteti Amien’s, i strehoi duke ua mundësuar bukën, fjetjen sigurinë dhe gjithçka të mirë që kishin deri në ditët që u kthyen në Kosovën e Lirë.
Si qytetarë i ri i këtij atdheu, humanitar, këngëtarë, e tani deputet i zgjedhur nga dora e 20 mijë të rinjëve e të rejave nē Parlamentin e Kosovës, dua të ndaj nga paga ime mujore, 1000 euro për rastin e Notre Dame!
Këto nuk jan shumē, por zemra ime i është mirënjohës kësaj Kosove e shqiptarëve, që ma mundesojnë, ku sot e kam mundesinë sëpaku një mirësi ta bëjë si shejë mirënjohëje për Prindët dhe familjen time dhe shumë familje që u ndihmoi SHTETI FRANCEZ.
Polemikat se ku bën të bëhet mirë apo keq, i di vetëm KRIJUESI YNË ZOTI.
Prandaj, kujtojeni ditën e vështirê, ani që sot nuk kemi luftë, mund të kemi prap.
Faleminderit FRANCË
Zoti ju bekoftë juve dhe ata që i duan shqiptarët
Labinot Tahiri, Ferizaj Kosovë e Shqipërisë.”, shkruan Tahiri në Facebook.

Për restaurimin e objektit që daton nga shekulli i 12’të Qeveria e udhëhequr nga Ramush Haradinaj ka ndarë 20 mijë euro./ Insajderi.com