Labinot Tahiri thotë se sërish do të kandidojë për deputet

Labinot Tahiri thotë se sërish do të kandidojë për deputet

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës dhe njëherit këngëtari, Labinot Tahiri, ka thënë se do të kandidojë edhe sërish për deputet, njofton Insajderi.

Megjithatë, ai nuk e ka zbuluar emrin e subjektit politik me të cilin do të garojë zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

“Nuk e di sa iu duhem si person dhe njeri që mendoj 70% qind për vendin dhe njerëzit , se sa për vete! Dua të ju them , si do që të ndodhë, deklarohem se do të kandidojë prap për të qenë njeri i qytetarëve dhe i kuvendit si deputet! Pa filozofuar se çka do bëj, me rendësi uroj që e kam dëshmuar përgjegjesinë time ndaj jush dhe vendit”.

“Pra, në cilëndo parti që të jem, (ku i kam ofertat) dijeni që jam vetem si KONTRIBUES I VENDIT DERI NE REALIZIMIN E SPITALIT PËR LEUKEMI dhe shumë punë të tjera në të mirë të vendit. Ju dua dhe ju çmoj, jo vetëm në kohë fushate”, ka shkruar Tahiri në profilin e tij në Facebook./Insajderi.com