Labinotë Demi-Murtezi i bashkohet AKR-së

Labinotë Demi-Murtezi i bashkohet AKR-së

Aleanca Kosova e Re përmes një komunikate për medie ka njoftuar se kësaj partie i janë bashkuar ish-deputetët Labinotë Demi-Murtezi dhe Amir Ahmeti.

“Presidenti i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, ka pritur sot në zyrat e AKR-së Labinotë Demi–Murtezin si dhe Amir Ahmetin, kryetar i Nismës për Drejtësi dhe Zhvillim, më të cilët ka nënshkruar një marrëveshje për t’iu bashkuar listës për deputetë të Aleancës Kosova e Re për zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare 2017”, thuhet në njoftimin e AKR-së.

AKR ka konfirmuar se dy prurjet e reja në parti do jenë pjesë e listës së kandidatëve për deputet të Kosovës.

“Labinotë Demi-Murtezi dhe Amir Ahmeti, do të jenë pjesë e grupit parlamentar të AKR-së në Kuvendin e Kosovës, bashkë me partnerin e AKR-së LDK-në dhe të tjerët. Për palët e nënshkruara lider i kësaj liste është Behgjet Pacolli”, thuhet në njoftim.

Labinotë Demi-Murtezi dhe Amir Ahmeti më herët ka qenë pjesë e Partisë së Drejtësisë./Insajderi.com