Laboratori modern i kanabisit, arrestohen 4 shqiptarë- Policia jep detaje

Laboratori modern i kanabisit, arrestohen 4 shqiptarë- Policia jep detaje

Një laborator hidroponik për rritjen e fidanëve të kanabisit është zbuluar nga policia greke në lagjen Peristeri të Athinës.

Nga operacioni i policisë, katër shqiptarë janë arrestuar midis moshës 35 deri në 39 vjeç.

Policia greke bën me dije se janë gjetur dhe konfiskuar, 915 fidanë kanabisi, 2.6 kanabis të tharë, fare bime, fidanë si dhe pajisjet laboratorike.

Nga mënyra se si është ngritur laboratori, teksa sasia e konfiskuar, përfitimet e pritshme nga shitja përfundimtare e drogës, do t’i kalonin 500 mijë eurot, sqaron policie helene në komunikatë.

Të arrestuarit u dërguan në Prokurori të Athinës.