
Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”, ka bërë të ditur se nesër ( e hënë) mund të ketë mungesë të furnizimit me ujë të pijshëm lagjia “Sofalia” në kryeqytet, njofton Insajderi.
Sipas bëhet e ditur në njoftimin për media, kjo lagje nesër nga ora 09:00 deri në 21:00 do të ketë ndërprerje të planifikuar të energjisë elektrike nga KEDS e cila mund të ndikojë në ndërprerjen e furnizimit me ujë të pijshëm.
“Të nderuar konsumatorë të lagjes “Sofalia” në Prishtinë, ju njoftojmë se ditën e nesërme, 28 dhjetor 2020, e hënë do të ketë sërish ndërprerje të planifikuar të energjisë elektrike nga KEDS, duke filluar nga ora 09:00-21:00. Andaj, kjo ndërprerje e energjisë elektrike mund të ndikojë edhe në ndërprerje të furnizimit me ujë të pijshëm”, thuhet në njoftimin e ujësjellësit në faqen zyrtare në Facebook./Insajderi.com