Lagjja “Bregu i Diellit” në Prishtinë mbetet pa ujë të pijshëm

Lagjja “Bregu i Diellit” në Prishtinë mbetet pa ujë të pijshëm

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” përmes një komunikate për media njofton se për shkak të sigurisë së gypit, janë të detyruar të ndërpresin furnizimin me ujë të pijshëm për konsumatorët e lagjes “Bregu i Diellit” në Prishtinë.

“Gjatë orëve të natës së mbrëmshme kemi qenë të detyruar të ndërprejmë furnizimin me ujë të pijshëm në tubacionin me diametër DN=250 mm në rrugën ,,Gazmend Zajmi,, në Prishtinë”, thuhet në komunikatë.

Theksohet se “arsyeja e ndaljes së funksionuari të tubacionit në fjalë, ka qenë mbrojtja dhe siguria e qytetarëve që banojnë në afërsi të shkollës “Iliria”, ngase kompani private investuese përgjatë punimeve të tyre kanë ardhë deri në afërsi të gypit të ujësjellësit dhe me intervenimin e policisë së Kosovës dhe Inspeksionit komunal kemi qenë të detyruar të ndalim furnizimin, për të siguruar tubacionin”.

Ekipet janë në vendin e ngjarjes.