
Lagjja e Muhaxherëve, duke përfshirë edhe pjesën rreth Parkut të Qytetit në Prishtinë, kanë mbetur në terr që nga ora 15:00. Kjo si pasojë e një prishje që ka ndodhur në njërën nga trafo stacionet afër shkollës fillore “Elena Gjika” në kryeqytet.
Lajmin ka konfirmuar për KosovaPress, zëdhënësi i KEDS-it, Viktor Buzhala.
Buzhala ka njoftuar se ekipet e KEDS-it janë në vendin e ngjarjes për sanimin e defektit.
Kujtojmë se kohët e fundit në kryeqytet, por edhe qytete të tjera janë shpeshtuar reduktimet e energjisë elektrike.
KEDS këto prishje po i arsyeton me mot të ligë, duke thënë se po shkaktohen si pasojë e reshjeve atmosferike./Insajderi.com