Lagjja e qetë e Jerusalemit fiton ambasadën e SHBA por edhe vëmendje të madhe

Për çfarë mund të jetë hapi më i dukshëm i politikës së jashtme që Shtetet të Bashkuara të Amerikës kanë marrë prejse presidenti Trump e ka marrë detyrën, që ambasada amerikane të hapet në Jerusalem për tre muaj, është paksa vështirë të vërehet.

Lagjja e qetë e Jerusalemit fiton ambasadën e SHBA por edhe vëmendje të madhe

Hapësirat e reja të ambasadorit –  zyra e përkohshme deri te ndërtimi i ndërtesës së ambasadës – është e vërtetë që do të jenë të vendosura në konsullatën e përgjithshme të Shteteve të Bashkuara, një kompleks i fortesës së ulët. Gjysmë e fshehur me lëshim nëpër rrugicë banimi disa milja në jug të Qytetit të Vjetër. Nuk mund të shihet shumë nga rruga, përveç flamurit të madh amerikan i cili valon nga kulmi.

Por vendimi administratës së Trump-it për bartjen e ambasadës nga Tel Avivi në Jerusalem nuk ka kaluar pa u vërejtur. E as vendosmëria e Uashingtonit për ta shpejtuar këtë veprim.

Kur zoti Trump njoftoi në dhjetor se po dilte nga pothuajse shtatë dekada të politikës amerikane – dhe atë të shumicës dërrmuese të kombeve të botës – dhe duke njohur zyrtarisht Jerusalemin si kryeqytetin e Izraelit, zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë folën për transferimin e ambasadës brenda disa viteve. Pas një muaji, duke iu drejtuar parlamentit të Izraelit, zëvendëspresidenti Mike Pence ka premtuar se ambasada e re do të hapet deri në fund të vitit 2019.

Pastaj të premten Shtëpia e Bardhë ka thënë se dëshiron ta hapë ambasadën e përkohshme në Jersualem në kohën e 70 vjetorit të krijimit të shtetit të Izraelit, më 14 maj. Si hapi i parë, ka thënë Departamenti i Shtetit, është se konsullata në lagjen Arnona do të kishte hapësira të zyrave për ambasadorin David M. Friedman dhe për një personel të vogël.

Deri në fund të vitit të ardhshëm, kompleksi do të zgjerohet duke përfshirë aneksin e përkohshëm të ambasadës i cili ofron më tepër hapësira të zyrave për ambasadorin dhe ekipin e tij. Pritet që zoti Friedman do të udhëtojë nga rezidenca e tij në bregdet në Herzliyya, në veri të Tel Avivit, derisa të gjendet një rezidencë e sigurt në Jerusalem.

Është në proces kërkimi për vendin për ndërtim të ambasadës së përhershme, por në një të ardhme të parashikueshme, fytyra e Shteteve të Bashkuara do të jetë në Arona.

Konsullata e cila është atje, u hap në vitin 2010, dhe është objekti më i ri dhe më i sigurt i Shteteve të Bashkuara në Jerusalem dhe Tel Aviv, sipas një zyrtari të Departamentit të Shtetit. Zyrtari shtoi se nuk ka ndryshim në mandatin e konsullatës, e cila angazhohet në një fushë të gjerë të kontakteve politike, ekonomike, kulturore dhe arsimore në Bregun Perëndimor dhe në Gazë, si dhe në Jerusalem, dhe gjithashtu u shërben qytetarëve amerikanë.

Jeta në Arnona duket se vazhdon qetë të dielën në mëngjes. Në rrugën përballë konsullatës, Naomi Elook, 63 vjeç, një punëtore e kozmetikës nga Izraeli, e drejton një sallon të vogël të bukurisë në bodrumin e ndërtesës ku jeton tashmë 30 vjet. Një grua e re myslimane me një shall me lule në kokë ishte duke pritur për një trajtim, dhe Zonja Elook tha se 80 për qind e klientëve të saj ishin palestineze nga Jerusalemi Lindor.

“Unë jam e lumtur për transferimin e ambasadës”,  thotë ajo. “Kjo do ta pasurojë lagjen dhe do të sjellë më shumë siguri”.

Kompleksi Arnona qëndron midis Jerusalemit Perëndimor hebraik dhe Jerusalemit Lindor, të cilin Izraeli e pushtoi nga Jordania në luftën e vitit 1967 dhe pastaj e aneksoi me një veprim i cili kurrë nuk u njoh  ndërkombëtarisht. Por kjo pjesë ka qenë gjithmonë në zotërim të Izraelit dhe kështu nuk konsiderohet territor i okupuar, konsiderojnë ekspertët.

“Ka opsione të pafundme me të cilat bartja e ambasadës është e tmerrshme, kundër produktive, shkatërruese”, tha Daniel Seidemann, një avokat izraelit i cili është i specializuar në çështjet e Jerusalemit. “Por lagjja nuk është problem.”

Brenda kompleksit gjendet një ish-hotel i vjetër me dhjetëra vite, me emrin “The Diplomat”, të cilin amerikanët e japin me qira si objekt për emigrantët e moshuar rusisht folës. Teshat për terje varen në litarë jashtë disa dritareve. Një banore, Charna Kommar, 80 vjeçe, e cila erdhi nga Moska në vitin 2004, dukej e kënaqur me perspektivën e fqinjit të saj të ri, duke thënë se ishte “shumë e rëndësishme” të vendosej ambasada në Jerusalem.

Një ndërtesë tjetër e vogël prej guri e cila gjendet në kompleksin e ndërtesave është zyra qendrore e “Burgers Bar”, një zinxhir ushqimit i popullarizuar izraelit.

Disa në Arnona shqetësohen se ambasada e përkohshme mund të provojë përçarje. Midis tyre është Michael Frisher, 52 vjeç, një instruktor i vozitjes nxënësit e të cilit janë nga kjo lagje tashmë 20 vite. “Për ne nuk është mirë,” tha ai. “Mund të na shqetëson. Ata mund t’i mbyllin rrugët “.

Një mik i instruktorit të vozitjes, Ovadia Tamir, gjithashtu 52 vjeç, tha se derisa kryeministri Benjamin Netanyahu, i cili është i kompromentuar me hetime për korrupsion, mund të ketë përfitim politik nga transferimi i ambasadës, askush tjetër nuk do të përfitojë.

“Kjo do ta ndihmojë vetëm Netayahu-u, askënd tjetër”, ka thënë z. Tamir.

I brengosur për zemërimin e palestinezëve për shkak të ardhjes së ambasadës, ai shton: “Ne nuk dëshirojmë probleme”.

Të dielën, kryeministri lavdëroi lajmin nga Uashingtoni për transferimin e mëhershëm të ambasadës. “Ky është një moment i madh për qytetarët e Izraelit, dhe ky është një moment historik për shtetin e Izraelit”, tha Netanyahu. (Zyrtarët amerikanë gjithashtu thanë të premten se Sheldon G. Adelson, një amerikan i njohur për mbështetjen e Izraelit, kishte ofruar të ndihmonte për të paguar ndërtimin e ambasadës së re.)

Palestinezët kanë më tepër akuza. “Shtetet e Bashkuara janë bërë pjesë e problemit dhe jo zgjidhja”, ka thënë për Radio Zëri i Palestinës. Husam Zomlot, i cili kryeson delegacionin palestinez në Uashington.

Shtetet e Bashkuara mund të kenë përvjetorin e themelimit të Izraelit shkas për kohën e zhvendosjes së ambasadës, por palestinezët i shohin gjërat nga një pikëpamje tjetër. Për ta, 14 Maji është 70 vjetori i Nakba, ose “katastrofës”, kur qindra mijëra palestinezë u dëbuan ose u larguan nga shtëpitë e tyre gjatë armiqësive që e përcillnin krijimin e Izraelit.

Si duket, përvjetori i sivjetmë mund të bjerë edhe në vigjilje të Ramazanit, muajit të shenjtë të agjërimit, i cili pritet të fillojë me perëndim të diellit më 15 maj. Në ditët e ardhshme, palestinezët kanë gjasa të shkojnë në turma për namazin e së premtes në vendin e shenjtë në Qytetin e Vjetër ku gjendet Xhamia Al Aqsa, e cila ka qenë shpesh pika e ndezjes së konfliktin midis izraelitëve dhe palestinezëve.

Rastësia kalendarike që kombinon nacionalizmin dhe fenë përfshin përmbledhjen e ndarjes së Jerusalemit, selinë e qeverisë së Izraelit dhe vendndodhjen e vendeve të shenjta për myslimanët, të krishterët dhe hebrenjtë. Kur Shtetet e Bashkuara njohën Jerusalemin, ka thënë Zakaria al-Qaq, një profesor palestinez në Universitetin Al Quds në Jerusalemin Lindor, “Ky ishte lajm kryesor”.

Zhvendosja e ambasadorit, tha ai, është “një detaj” që nuk ka lëvizur shumë palestinezët. Por kombinimi i përkujtimit të Nakba dhe Ramazanit mund të ndryshojë gjërat.

“Ky është kompleksiteti dhe delikatesa e çështjes”, ka thënë z. Qaq./Insajderi.com.