Pas takimit me presidentin Thaçi, i dërguari i BE-së për dialogun, Lajçak është shprehur për dialogun. Ai thotë se deri më tani dialogu ka kaluar në koordinimin BE-ShBA. Edhe në të ardhmen duhet të vazhdojë ky bashkëpunim.
I dërguari i BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, pas takimit me presidentin Thaçi, ai i është drejtuar në një konferencë shtypi për media. Ai tha se “gjithçka që është arritur në dialog është rezultat i punës së përbashkët dhe të ngushtë mes SHBA-së dhe BE-së dhe pikërisht është kjo ambicie që të vazhdojmë në këtë mënyrë dhe presim bashkëpunim shumë të ngushtë me SHBA-në”, njofton Insajderi.
Më pas ai shtoi se “mandati i tij është i qartë. Ai është këtu që të ndihmojë që Kosova dhe Serbia të arrijnë një marrëveshje ligjërisht obliguese, ku do të normalizohen marrëdhëniet dhe do të zgjidhen të gjitha problemet”. /Insajderi.com