Lajçak: Bashkëpunimi ekonomik dhe çështja e të zhdukurve e të zhvendosurve – tema të takimit të sotëm

Lajçak: Bashkëpunimi ekonomik dhe çështja e të zhdukurve e të zhvendosurve – tema të takimit të sotëm

Emisari i Posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, është deklaruar rreth takimit të sotëm që zhvilloi në Bruksel me Kryeministrin e Kosovës, Avdullah Hotin dhe Presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Siç ka konfirmuar Lajçak pas këtij takimi, temat që janë diskutuar midis dy palëve sot ishin bashkëpunimi ekonomik dhe çështja e të zhdukurve dhe e të zhvendosurve.

“Sot mbajtëm takimin e dytë të nivelit të lartë të dialogut të ndërmjetësuar nga BE pas rifillimit. Falënderoj të dy palët që ishin të pranishme në Bruksel dhe angazhimin që treguan. Diskutimet e sotme ishin të fokusuara në dy elemente: E para personat e zhdukur dhe personat e zhvendosur. Për temën e parë është simbolike si çështje në kontestin e pajtimin dhe është reale për familjarët që jetojnë në paqartësi me dekada”, ka thënë Lajçak.

Ai tutje shtoi se është e rëndësishme që të punohet rreth zgjidhjes së çështjeve të mbetura.

“Është kuace që të punohet me Kryqin e Kuq Ndërkombëtar që të zgjidhen çështjet e mbetura. Çështja tjetër është e rëndësishme për sigurimin e jetesës për të rikthyerit”, ka thënë ndër tjerash ai.

Lajçak deklaroi se tema e dytë, por jo më pak e rëndësishme ishte edhe bashkëpunimi ekonomik midis këtyre dy vendeve, që sipas tij, nënkupton krijimin e vendeve të punës dhe ngritjes së standardit jetësor të qytetarëve në të dyja vendet.

“Tema e dytë ishte bashkëpunimi ekonomik. Është me rëndësi që të intensifikohet bashkëpunimi ekonomik që nënkupton krijim të vende të punës dhe ngritje të standardit jetësorë të qytetarëve të të dyja vendeve”, ka përfunduar ai. /Insajderi.com/