Përfaqësuesi special i BE-së për dialog, Miroslav Lajçak ka diskutuar sot me presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiq në lidhje me vazhdimin e procesit të dialogut Kosovë-Serbi.
Në një postim në Twitter, ai ka bërë të ditur se pjesë e diskutimeve ishin edhe ndihmat dhe reagimi ndaj COVID-19 dhe ekonomia.
Ndryshe, Lajçak më herët ka shkëmbyer letra me kryeministrin në detyrë të Kosovës, Albin Kurti.
Ky i fundit në letrën e tij drejtuar diplomatit sllovak ka përmendur edhe obligimin e tij kushtetues që të udhëheqë procesin e dialogut d he planin e tij për krijimin e një ekipi negociues.
Pjesë e këtij ekipi negociues, sipas Kurtit, është edhe presidenti Hashim Thaçi, kryetarja në detyrë e Kuvendit Vjosa Osmani dhe përfaqësues të të gjitha subjekteve politike në Kosovë./Insajderi.com