Lajçak dhe Escobar sot dalin në konferencë për media

Lajçak dhe Escobar sot dalin në konferencë për media

I dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, dhe përfaqësuesi i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, këtë të mërkurë do të mbajë konferencë për media.

Konferenca mbahet online duke filluar nga ora 09:00.

Dy emisarët, Escobar dhe Lajçak ndodhen për vizitë në Kosovë që nga e hëna.

Ata kanë takuar krerët e shtetit dhe liderët e partive politike, me të cilët ndër të tjera kanë biseduar për dialogun Kosovë-Serbi, të ndërmjetësuar nga BE-ja.

Pas këtyre takimeve, zëvendësndihmësi i sekretarit amerikan Escobar ka deklaruar se SHBA-ja fuqimisht mbështetë pavarësinë dhe sovranitetin e Kosovës.

Ndërkaq, Lajçak ka thënë se janë dakorduar që të përshpejtohet puna për zbardhjen e fatit të të pagjeturve.

Pas takimeve, krerët e shtetit të Kosovës, presidentja Osmani dhe kryeministri Albin Kurti ​Kurti kanë thënë se Serbia është bllokuese e procesit të dialogut dhe sovraniteti e funksionimi shtetëror duhet të mbesin të pacenuara nga çfarëdo përpjekje e ndokujt.

Ndërsa, krerët e partive opozitare në Kosovë kanë kërkuar që dialogu të përfundojë me njohje reciproke./Insajderi.com