Lajçak dhe Mustafa takohen sot

Lajçak dhe Mustafa takohen sot

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, pret sot në takim përfaqësuesin Special të BE-së, Miroslav Lajçak, njofton Insajderi.

Mediet mund të marrin pamje në fillim të takimit dhe nuk është dhënë një informacion nëse do të ketë një konferencë për media pas këtij takimi.

Takimi do të zhvillohet në zyrat e partisë së LDK-së dhe do të fillojë nga ora 08:30 në mëngjes.

Gjatë ditës së djeshme, Miroslav Lajçak, e ka takuar presidentin Hashim Thaçi si dhe liderët e partive politike në vend./Insajderi.com