Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut, ka deklaruar se i dërguari i Bashkimit Evropian për Dialogun, Miroslav Lajçak, duhet të refuzohet në takim nga politikat e Kosovës.
Kjo për shkak të një harte mbrapa shpinës së tij, për të cilën është raportuar se “Kosova shihet të jetë pjesë integrale e Serbisë”.
KMDLNJ, vlerësoi se me Lajçakun nuk do të duhet të takoheshin as përfaqësuesit e shoqërisë civile dhe medias.
“Në çdo vend ku ka vetëdije të lartë shtetformuese, njerëzore, politike dhe kombëtare, Mirosllav Lajçak do të pritej me protesta të fuqishme”, vlerësoi KMDLNJ.
Ky këshill drejtoi akuza të ashpërta mbi emisarin evropian, duke e ngarkuar me atë që “po i shtynë përpara planet e Serbisë nën ombredhën e Bashkimit Evropian”. /Insajderi.com