
Emisari special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, dhe zëvendësndihmës sekretari amerikan i Shtetit, Matthew Palmer, janë takuar të premten me patriarkun e ri të Kishës Ortodokse Serbe, Porfirije, me të cilin kanë diskutuar për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.
Për takimin ka njoftuar vetë Lajçak, në llogarinë e tij në Twitter, ku e ka cilësuar si të mirë takimin mes tyre.
“Sot bashkë me Palmer, kam pasur një takim të parë të mirë me patriarkun e ri serb. Diskutuam për pikëpamjet mbi dialogun dhe rajonin”, ka shkruar ai.
Lajçak e Palmer së fundmi vizituan Kosovën dhe Serbinë në prag të rinisjes së dialogut mes dy vendeve./Insajderi.com