Lajçak flet me ministrat e C5 për dialogun Kosovë-Serbi

Lajçak flet me ministrat e C5 për dialogun Kosovë-Serbi

Përfaqësuesi Special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, ka diskutuar sot për zhvillimin e dialogut midis Prishtinës dhe Beogradit me ministrat e pesë vendeve të Evropës Qendrore.

Siç ka bërë të ditur ai përmes një shkrimi në Twitter, ka falënderuar këto pesë vende për mbështetjen e tyre të plotë që i kanë dhënë mbështetje punës së tij.

“Faleminderit Austrisë, Republikës Çeke, Hungarisë, Sllovenisë dhe Sllovakisë për interesin e tyre në dialogun midis Beogradit dhe Prishtinës dhe për mbështetjen e tyre të fortë për punën time,” shkruan Lajçak në Twitter.

Ministrat e grupit C5 u takuan me përfaqësuesin Special të BE për dialogun Beograd-Prishtinë-Ballkan Perëndimor në Bruksel, në margjina të Këshillit të BE. /Insajderi.com