Lajçak flet për bisedën e sotme me kryeministrin Hoti

Lajçak flet për bisedën e sotme me kryeministrin Hoti

I Emëruari i Posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka zhvilluar një bisedë virtuale me kryeministrin e Kosovës, Avdullah Hoti, të enjten e 2 tetorit, njofton Insajderi.

Lajçak ka dhënë detaje në lidhje me këtë bisedë, duke treguar se me kreun e ekzekutivit Kosovar kanë folur për dialogun Kosovë-Serbi.

Kështu shprehet ai nëpërmjet një postimi në llogarinë e tij në Twitter.

“Bisedë e mirë me Kryeministrin Avdullah Hoti sot për të shkëmbyer mendime mbi gjendjen aktuale të  dialogut të lehtësuar nga BE-ja si dhe për aktivitetet e ardhshme”, tha Lajçak.

Nga ana tjetër, Hoti ka treguar për bisedën e tij me Lajçakun, ku ndër të tjera tha se i bëri të ditur atij se vetëm njohja reciproke është përfundimi i kënaqshëm nga ana e Kosovës. /Insajderi.com