Analistja politike, Donika Emini, ka thënë se vizita e emisarit special të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi, Mirosllav Lajçak, në Kosovë - ka ardhur për s" />

“Lajçak frikësohet nga bllokimi i dialogut Kosovë-Serbi”

“Lajçak frikësohet nga bllokimi i dialogut Kosovë-Serbi”

Analistja politike, Donika Emini, ka thënë se vizita e emisarit special të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi, Mirosllav Lajçak, në Kosovë – ka ardhur për shkak të frikës së tij se mos po bllokohet procesi i dialogut.

“(Vizita) Kjo tregon që BE është e determinuar në procesin e dialogut. Kemi pa në dy vjetët e fundit, kur ishte një farë pauze, kur BE-ja nuk kishte qëndrime të qarta rreth dialogut, kur SHBA-ja e mori kryesimin e u nënshkrua një marrëveshje në Washington dhe po duket sikur u qetësuan ujërat e u kthye procesi në Bruksel.”, tha fillimisht ajo në Interaktiv, transmeton Insajderi.

“Kjo vizitë po vjen pikërisht nga frika që Serbia dhe Kosova do ta bllokojnë sërish procesin, të cilin nuk kishin gjasa ta bllokonin në Washington sepse fuqia e Shtëpisë së Bardhë dihet. Te BE-ja ka tendenca, kryesisht nga Serbia, sepse ajo qysh më 2013 e ka ndërlidhur dialogun me procesin e anëtarësimit në BE”, shtoi ajo.

Ajo gjithashtu tha se takimi i Lajçak-ut me të gjithë liderët e partive politike në Kosovë, tregon se ai është i shqetësuar me fuqinë dhe legjitimitetin e Avdullah Hotit si kryeministër./Insajderi.com.