Lajçak: Harta pas meje është keqinterpretuar

Lajçak: Harta pas meje është keqinterpretuar

I dërguari special i Bashkimit Evropian për dialogun ndërmjet Kosovës e Serbisë, Miroslav Lajçak, ka thënë se “harta pas tij” e shumë përfolur është keqinterpretuar.

Gjatë një interviste, mbrapa shpinës së Lajçak ishte parë një hartë – më pastaj mediat në gjuhën shqipe dhe serbe kishin raportuar se në atë hartë “Kosova paraqitet si pjesë integrale e Serbisë”.

Lajçak,  tha në Twitter se ajo hartë është zyrtare e Bashkimit Evropian dhe aty gjendet edhe linja që e ndan Kosovën nga Serbia.

“Ndërsa harta në zyrën time në ekranin e paqartë të intervistës sime ka shkaktuar disa keqkuptime sot, unë po ndaj një foto të afërt të saj. Ishte një hartë zyrtare e BE e Ballkanit Perëndimor. Kosova është atje dhe po ashtu është linja që ndan Kosovën nga Serbia”, ka thënë Lajçak.

Emisari evropian ka deklaruar se do ta vizitojë Prishtinën e Beogradin për fillimin e dialogut në mes dy shteteve të Ballkanit Perëndimor. /Insajderi.com