Lajçak informon shefat e misioneve të BE-së për takimin e radhës në Bruksel

Lajçak informon shefat e misioneve të BE-së për takimin e radhës në Bruksel

Ndërmjetësuesi i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka takuar shefat e misioneve të BE-së në Kosovë, për t’i informuar për takimin e radhës që pritet të mbahet midis Kosovës dhe Serbisë në Bruksel.

Përmes një postimi në Twitter, Lajçak është shprehur falënderues për përkrahjen e tyre.

“Si një praktikë standarde, para se të largohesha nga Kosova i njoftova shefat e misioneve të BE-së për takimin e radhës për dialogun dhe diskutimet që pata në dy ditët e fundit”, ka shkruar ai.

“Mirënjohës për përkrahjen e tyre të fuqishme”, tha tutje Lajçak.

Lajçak gjatë vizitës dy-ditore në Kosovë, njoftoi se “nuk bëjnë presion, dialogu i përket veç Prishtinës e Beogradit”, dhe sipas tij, faktori ndërkombëtar nuk është diçka më shumë sesa ndërmjetësues. /Insajderi.com