Lajçak: Kosovës s’mund t’i imponohet asnjë marrëveshje sepse është palë e barabartë në dialog

Lajçak: Kosovës s’mund t’i imponohet asnjë marrëveshje sepse është palë e barabartë në dialog

Emisari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka deklaruar se Kosovës nuk mund t’i imponohet asnjë marrëveshje ngase është palë e barabartë në dialog me Serbinë.

Ai ka thënë se Bashkimi Evropian nuk dëshiron krijimin e një pushteti të tretë brenda Kosovës.

“Çështjet rreth asociacionit janë çështje  të pranishme në diskutimet tona. Kosova është e palë e barabartë në dialog dhe asgjë nuk mund të imponohet pa u dakorduar Dëgjoj shpesh se nuk duam një Republikë të dytë serbe por askush nuk dëshiron Republikë serbe në Kosovë” ka thënë ai në konferencën për shtyp që është mbajtur të mekurën.

Lajmi në përditësim…