Lajçak: Me Kurtin bëm diskutim të thellë për dialogun me Serbinë

Lajçak: Me Kurtin bëm diskutim të thellë për dialogun me Serbinë

“Sot në Vjenë pata një diskutim të thellë me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti për gjendjen aktuale të dialogut”, ka thënë emisari i Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, përcjell Insajderi.com.

Përmes një postimi në Tëitter, Lajçak tregoi se ka pasur një takim me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin, të hënën.

Tutje, Lajçak u shpreh se kanë biseduar edhe për rrugën përpara në Dialogun e lehtësuar nga BE-ja.

“Sot në Vjenë pata një diskutim të thellë me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti për gjendjen aktuale dhe rrugën përpara në Dialogun e lehtësuar nga BE-ja”, shkroi Lajçak./Insajderi.com