![Lajçak në Kosovë, pritet të takohet me Kurtin](https://insajderi.com/wp-content/uploads/2021/09/lajcak-1-730x440.jpg)
Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi, Mirosllav Lajçak, ka arritur në Prishtinë.
Ai është duke vizituar zyrën e Bashkimit Evropian në Kosovë, ndërsa pas kësaj pritet të takohet me kryeministrin Albin Kurti.
Lajçak të enjten do të takohet me kryetarin e Kuvendit, Glauk Konjufca.
Siç është njoftuar nga Kuvendi, takimi do të mbahet në ora 8:45 të mëngjesit./Insajderi.com