Lajçak në Kosovë, të parin e takon Kurtin

Lajçak në Kosovë, të parin e takon Kurtin

Përfaqësuesi i Posaçëm i Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka arritur në Kosovë, ndërsa takimin e parë e ka realizuar me liderin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, njofton Insajderi.

Lajçak tashmë ndodhet në selinë qendrore të LVV-së, ndërsa ende nuk dihet se çfarë kanë biseduar me fituesin e zgjedhjeve parlamentare të 14 shkurtit.

Lajçak të hënënë në një intervistë për të përditshmen serbe ‘Tanjug’ tha se  Kurti e di mirë se çfarë pritet nga ai.

“Ai u zgjodh për të zgjidhur disa çështje të brendshme të Kosovës, të tilla si korrupsioni, drejtësia dhe çështjet sociale, dhe ai e di shumë mirë se bashkësia ndërkombëtare, BE dhe Shtetet e Bashkuara presin që dialogu të vazhdojë, dhe ai është i gatshëm për këtë”, tha Lajçak.

I Dërguari i Posaçëm i BE-së pritet që gjatë qëndrimit tre-ditor në Kosovë të takojë edhe përfaqësuesit e tjerë politikë, e që deri më tani dihet se të martën pritet nga presidentja në detyrë, Vjosa Osmani. /Insajderi.com