
I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, është deklaruar rreth bisedimeve Prishtinë-Beograd, njofton Insajderi.
Derisa ka qëndruar në Paris sot, ku pati një takim, Lajçak tha se në këtë takim është diskutuar për dialogun.
Kështu bëri të ditur ai nëpërmjet një postimi në llogarinë e tij në Twitter, ku u shpreh i lumtur se ka mbështetjen e fuqishme të bashkëbiseduesve francezë.
“Mënyrë e mrekullueshme për të filluar javën time në Paris. Ishte një mundësi e mirë që të tregojmë pikëpamjet tona në lidhje me dialogun Beograd-Prishtinë dhe vitin e ardhshëm. Unë jam shumë i lumtur që kam mbështetjen e fuqishme të bashkëbiseduesve francezë”, ka shkruar Lajçak. /Insajderi.com
Great to start my week in Paris 🇫🇷! It was a good opportunity to exchange views on the Belgrade-Pristina Dialogue and the year ahead. I am very happy about the strong support of my French interlocutors. pic.twitter.com/tBxb6VbMi2
— Miroslav Lajčák (@MiroslavLajcak) January 25, 2021