
Profesori i Universitetit “Johns Hopkins” në Uashington, Edward Joseph, e ka përgëzuar Emisarin e Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, për marrëveshjen e arritur në Bruksel mes dy vendeve lidhur me çështjen e targave.
Këtë e ka bërë të martën në takim me Lajçakun, pasi ky i fundit po qëndron në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për vizitë zyrtare.
Joseph ka thënë se e ka përgëzuar Lajçakun “për uljen e tensioneve në veri me ndërmjetësimin e marrëveshjes”.
“I nderuar të takohem me Miroslav Lajçakun për diskutime të shkëlqyeshme e të gjera. Përgëzime për ndërmjetësimin e marrëveshjes së shpejtë për uljen e tensioneve në veri të Kosovës”, ka shkruar profesori Joseph në profilin e tij në Twitter.
Vizita e Lajçak në SHBA është e para prej kur ai e mban postin e të dërguarit special të BE-së./Insajderi.com