Lajçak në zyre të LDK-së, takohet me Mustafën

Lajçak në zyre të LDK-së, takohet me Mustafën

I Dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, takoi sot ish-kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafën, derisa po realizon vizitën e tij tre-ditore në Kosovë, njofton Insajderi.

Kjo vizitë në LDK vjen pas takimit të sotëm të Lajçakut me ushtruesen e detyrës së presidentes Vjosa Osmanin, kryeministrin në detyrë Avdullah Hotin dhe Kryetarin e PDK-së në detyrë, Enver Hoxhajn.

Osmani në një konferencë për media bëri të ditur se në këtë takim u fol për procesin e dialogut, për çka tha se nuk ka pse të dialogohet për rregullime kushtetuese apo territore.

Ndërsa Hoti tha se në takimin e tij e ka falënderuar Lajçakun për bashkëpunimin e deritanishëm në ndërmjetësimin e procesit të dialogut me Serbinë, si dhe I ka dëshiruar sukses në finalizimin e këtij procesi. /Insajderi.com