Lajçak nga Serbia: Gjithçka e rënë dakord për Asociacionin, duhet të realizohet

Lajçak nga Serbia: Gjithçka e rënë dakord për Asociacionin, duhet të realizohet

I dërguari special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, tha se gjithçka që lidhet me Asociacionin e Komunave me shumicë serbem, e rënë dakord dhe nënshkruar – duhet të realizohet, dhe se hapi tjetër është negocimi i statusit të këtij komuniteti.

Kështu raportohet në mediat serbe, pas takimit që Lajçak zhvilloi sot në Beograd,

“Sa i përket Asociacionit të Komunave me shumicë serbe, gjithçka e rënë dakord dhe e nënshkruar, duhet të realizohet. Hapi tjetër është të negociojmë statusin e atij komuniteti. Unë nuk kam asgjë për të thënë atje. Dhe vendi ku ne do t’i zhvillojmë ato negociata do të jetë në Bruksel,” tha Lajcak në një konferencë shtypi me Presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.

Nga ana tjetër Vuçiq u shpreh se e konfirmojnë zotimin e Serbisë për vazhdimin e këtij procesi dhe dëshirën për të arritur një kompromis për marrëdhënie të mira midis të dyja vendeve.

“Kemi rënë dakord që të vazhdojmë dialogun dhe të konfirmojmë zotimin e Serbisë për vazhdimin e këtij procesi dhe dëshirën për të arritur një zgjidhje kompromisi për marrëdhëniet më të mira midis këtyre dy vendeve dhe normalizimin e marrëdhënieve”, tha ai në këtë adresim për media. /Insajderi.com